spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
15:07
HomeKosovaPrishtinaNdërpriten sërish punimet në sheshin "Xhorxh Bush", Rama akuzon Kurtin

Ndërpriten sërish punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, Rama akuzon Kurtin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë në largim të Albin Kurtit për ndërhyrje të pajustifikueshme dhe përdorim të institucioneve shtetërore për të penguar projektet e kryeqytetit.

Përmes një videomesazhi në Facebook, Rama deklaroi se punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, në qendër të Prishtinës, janë ndërprerë nën presion të drejtpërdrejtë nga disa ministra të Qeverisë.

- Advertisement -

“Ja çka po ndodh këtu në qendër të kryeqytetit në sheshin ‘Xhorxh Bush’ me presion nga ministri i Punëve të Brendshme, me presion nga i Kulturës, i detyrojnë dhe i shfrytëzojnë policinë që të na ndërprejnë punimet. Thonë se gjysma e rrugës qenka e mbrojtur e gjysma jo. Ne mundemi me vazhdu në njërën anë, por jo në anën tjetër se ai asfalt qenka i mbrojtur. Kjo Qeveri në ikje i shfrytëzon të gjitha instancat në mënyrë joligjore, se nuk ka asnjë bazë ligjore, asnjë dokument ligjor, me i ndërpre këto punime”, ka thënë Rama.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat