Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij “nuk do t’i nënshtrohet kurrë” Shteteve të Bashkuara.
Këto komente ai i bëri gjatë shpalljes së fitores në zgjedhjet federale të martën në mëngjes, pas një fushate të lënë në hije nga provokimet e pandërprera dhe tarifat e larta tregtare të vendosura nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
“Siç kam paralajmëruar prej muajsh, Amerika dëshiron tokën tonë, burimet tona, ujin tonë, vendin tonë. Por këto nuk janë kërcënime boshe. Presidenti Trump po përpiqet të na shkatërrojë në mënyrë që Amerika të na zotërojë”, tha Carney.
Ai përsëriti deklaratat që bëri gjatë fushatës zgjedhore në lidhje me natyrën shumë të ndryshuar të marrëdhënies së Kanadasë me Shtetet e Bashkuara.
“E kemi kaluar tronditjen e tradhtisë amerikane, por nuk duhet t’i harrojmë kurrë mësimet. Duhet të kujdesemi për veten tonë. Dhe mbi të gjitha duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin”, tha ai.
Votuesit e kanë rikthyer Partinë Liberale të Kanadasë në pushtet për një mandat të katërt radhazi, por mbetet për t’u parë nëse Carney ka fituar shumicën apo do të ketë nevojë për partnerë koalicioni për të qeverisur.



