spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:31
HomeBotaEvropaNë Gjermani bie gatishmëria për të kujtuar të kaluarën naziste

Në Gjermani bie gatishmëria për të kujtuar të kaluarën naziste

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Njerëzit në Gjermani ndonjëherë kanë boshllëqe të mëdha në njohuritë e tyre për diktaturën naziste dhe kanë gjithnjë e më pak vullnet për t’iu qasur në mënyrë kritike Rajhut të Tretë. Për herë të parë, një shumicë relative e popullsisë dëshiron të heqë një “vijë” nën të kaluarën naziste të Gjermanisë për sa i përket kulturës së kujtesës, siç tregohet nga studimi i ri Memo i fondacionit “Kujtim Përgjegjësi E ardhme” (“Erinnerung Verantwortung Zukunft” (EVZ)). Vetëm 42.8 përqind e të anketuarve thanë se ishte e rëndësishme për ta që ta mbanin gjallë kujtimin e krimeve të diktaturës naziste.

Sipas rezultateve, 38.1 përqind e të anketuarve ishin plotësisht ose disi dakord me tezën se është “koha për të hequr një vijë ndarëse nën epokën e nacionalsocializmit (diktaturës naziste)”. 37.2% ishin pjesërisht ose plotësisht kundër kësaj ideje. Që nga viti 2018, kjo pyetje është bërë në mënyrë të ngjashme edhe në katër studime të mëparshme memo të Fondacionit – por këtë herë, për herë të parë, shumica e të anketuarve u shprehën ndryshe.

- Advertisement -
Përkujtim për viktimat e nazizmit – traditë në Bundestag.

Njerëzit e moshës së mesme dhe votuesit e AfD-së prireshin të pajtoheshin me pohimin “e heqjes vijë”. Të rinjtë dhe të moshuarit, si dhe ata me nivele më të larta arsimimi, si tendencë janë që kujtimi i së kaluarës naziste të vazhdojë. Megjithatë, një shumicë prej 43.6 përqind janë dakord me pikëpamjen se “ne duhet të përqendrohemi në problemet aktuale”.

Në anketë, 44.8 për qind e të anketuarve thanë se zemërohen që “gjermanët ende fajësohen sot për krimet e kryera kundër hebrenjve”. 28.2 për qind nuk ishin dakord me këtë deklaratë. Teza të tilla si “nuk e kuptoj pse duhet të vazhdoj të shqyrtoj historinë e Nacionalsocializmit sot” dhe “më duket normale që brezat e ardhshëm të mos e shqyrtojnë më epokën e Nacional Socializmit” u kundërshtuan me shumicë.

- Advertisement -

Studiuesit paralajmërojnë për humbjen e kulturës së kujtesës

Vetëm rreth një e treta (35.5%) e të anketuarve ishin në gjendje të shpjegonin shkurtimisht se çfarë nënkuptohej me termin eutanazi, pra vrasja e qëllimshme e njerëzve të sëmurë, në kontekstin e epokës naziste. Rreth tre të katërtat e të anketuarve nuk mund të jepnin vlerësime realiste për numrin e viktimave. Kjo kishte të bënte edhe me numrin e sintëve dhe romëve të vrarë ose numrin e punëtorëve me punë të detyruar.

Qendra përkujtimore ku ndodhej kampi i përqendrimit Auschwitz

Veronika Hager, punonjëse kërkimore në Fondacionin EVZ, e përshkroi rezultatin si një “pikë kthese në kulturën e kujtesës”. “Për gjithnjë e më shumë njerëz, nazizmi është thjesht një periudhë tjetër historike, e cila nuk ka më shumë të bëjë me të tashmen dhe një orientim vlerash këtu dhe tani”, tha Hager. Kjo duhet kundërshtuar.

Një tjetër përfundim i studimit është se shumë njerëz, veçanërisht të rinjtë, duan të angazhohen më shumë në kujtimin e së kaluarës naziste të Gjermanisë.

Rezultate kritike për AfD-në

Çështjet aktuale politike luajnë gjithashtu një rol në studim: gjashtë nga dhjetë të anketuar (58.2 përqind) e konsiderojnë AfD-në të pavotueshme në zgjedhje duke pasur parasysh historinë gjermane. Rreth 50 përqind thanë më tej se AfD ishte po aq kërcënuese për shoqërinë gjermane sa dikur NSDAP (partia e Hitlerit). 57.7 përqind besonin se është e drejtë që AfD të karakterizohet si parti e ekstremit të djathtë.

Në studim, 44.4 përqind e të anketuarve thanë se e konsideronin përgjegjësi të tyre personale të tregonin solidaritet me hebrenjtë në Gjermani, 23.3 përqind e kundërshtuan këtë dhe 32.1 përqind u përgjigjën pjesërisht/pjesërisht. 39.8% e të anketuarve kundërshtuan deklaratën se “Gjermania ka një detyrim të veçantë ndaj Izraelit”. Kjo deklaratë u miratua nga 28.5% e të anketuarve.

Studimi konsiderohet përfaqësues

I ashtuquajturi Studim-Shtysë-Për t’u menduar (Gedenkanstoß-Memo) bazohet në një anketë online të kryer në tetor 2024 midis 3.000 personave të moshës 18 vjeç e lart që e kanë Gjermaninë vend të përhershëm qëndrimi. Mosha mesatare e të anketuarve ishte 52.6 vjeç. Studimi konsiderohet përfaqësues për të gjithë popullatës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat