spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
14:48
HomeKosovaEKSKLUZIVE | Blerim Kuçi drejt kandidimit për kryetar të Suharekës nga LDK-ja

EKSKLUZIVE | Blerim Kuçi drejt kandidimit për kryetar të Suharekës nga LDK-ja

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Burime të sigurta të STORM•rks bëjnë të ditur se Blerim Kuçi, ish-deputet dhe ish-ministër nga radhët e AAK-së, është afër kalimit në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe pritet të jetë kandidati i saj për kryetar të Suharekës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Edhe pse vetë Kuçi nuk ka dhënë shumë detaje, ai ka lënë të nënkuptohet se e ardhmja e tij politike po merr një drejtim të ri. Me këtë hap, ai pritet të përballet me Bali Muharremajn – ish-bashkëpartiakun e tij dhe aktualisht figurë kyçe në komunën e Suharekës.

- Advertisement -

Kuçi ka pasur një karrierë të gjatë dhe me peshë brenda AAK-së, ku ka mbajtur pozita të rëndësishme partiake dhe qeveritare, përfshirë edhe postin e ministrit. Ai gjithashtu ka shërbyer më parë si kryetar i Suharekës, çka e bën garën e ardhshme edhe më interesante.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat