spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
11:46
HomeKosovaBiseda me Konjufcën – ky është shkrimi i Kurtit të cilin Geci...

Biseda me Konjufcën – ky është shkrimi i Kurtit të cilin Geci kërkon ta “zhdukë”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gani Geci ka thënë se nuk do ta tradhtojë elektoratin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, derisa ka zbuluar se Glauk Konjufca e ka telefonuar për t’i kërkuar votën e vajzës së tij deputete për formimin e Qeverisë Kurti 3.

Geci i ka publikuar të martën dëshmitë e telefonatës nga Konjufca dhe një komunikim të shkurtër mes tyre të zhvilluar në platformën WhatsApp.

- Advertisement -

Sipas ish-deputetit të LDK-së, Konjufca e ka pyetur atë se çfarë do në këmbim të votës së vajzës së tij deputete për Qeverinë Kurti.

Ai, duke folur në emër të vajzës së tij, ka thënë se nuk ka votë për Qeverinë Kurti.

- Advertisement -

Në një mesazh të shkëmbyer me Konjufcën, Geci i ka kërkuar atij që t’i bëjë thirrje Kurtit që të fshijë nga rrjetet sociale një deklaratë të bërë në Facebook më 8 tetor, 2024.

“Fillimisht me fshi edhe me kërku falje, edhe hajde në odë flasim me vllezër”, i ka shkruar Geci, Konjufcës, pas një telefonate që dyshohet të ketë ndodhur mes tyre.

Konjufca i është përgjigjur shkurtimisht: “Falemnderit Gani”.

Por, çka kishte shkruar Kurti në postimin e 8 tetorit, 2024?

Kryeministri në largim e kishte përkujtuar ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abedin Rexha – Sandokani, me rastin e 26 vjetorit të vrasjes së tij.

Sandokani ishte ushtar i UÇK-së, për të cilin ekziston një komunikatë e lëshuar në emër të UÇK-së gjatë kohës së luftës. Rexhep Selimi, ish epror i UÇK-së dhe mik i ngushtë me Abedin Rexhën, më 1999 e kishte akuzuar Gani Gecin për vrasjen e Sandokanit.

E Kurti në postimin e tetorit të vitit të kaluar shkruante se Abedin Rexha ishte vrarë në pyjet e Kllodernicës së Skenderajt “sapo e kishte kaluar ofenzivën e forcave armike serbe të verës së vitit 1998”.

Në shkrimin e tij, Kurti nuk e specifikonte se kush mund ta ketë vrarë Sandokanin. Megjithatë, nuk shkruante se ai ishte vrarë nga forcat serbe.

“Sot bëhen 26 vite nga vrasja e Abedin Rexhës – Sandokanit, njërit nga luftëtarët më të shquar të UÇK-së”, shkruante Kurti.

“Ai u vra në pyjet e Kllodernicës së Skenderajt, më 8 tetor 1998, në një kohë kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës sapo e kishte kaluar ofenzivën e forcave armike serbe të verës së vitit 1998 dhe kur UÇK-ja kishte shumë nevojë për njerëz si Abedin Rexha që mund t’i kontribuonin riorganizimit të saj”, vazhdonte kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në postimin e tetorit.

Anëtarë të familjes Geci kanë tentuar të aranzhojnë një takim me Kurtin pas publikimit të këtij shkrimi.

Halil Geci, vëllai i Gani Gecit, më 9 tetor të vitit të kaluar i ka shkruar Kurtit letër me qëllim aranzhimin e një takimi për të diskutuar rreth shkrimit të tij rreth vrasjes së Abedin Rexhës.

Gani Geci, në nëntor mbante ende shpresa për takim me Kurtin.

Ai, në një shkrim në rrjetin social Facebook, shkruante se shkrimi i kryeministrit mban në vete “rrena, mashtrime e trillime” për rastin e Abedin Rexhës.

“Ky shkrim mban në vete rrena, mashtrime e trillime për rastin e luftës, rast për të cilin flet edhe Komunikata nr.59, ai rast tanimë është i sqaruar edhe me dëshmi të dëshmitarëve të kohës por edhe nga mjekësia ligjore relevante e Republikës së Kosovës”, kishte shkruar ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat