Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK) është deklaruar rreth çështjes së punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, në Prishtinë, duke thënë se këto zhvillime po i përcjellin me shqetësim dhe me vëmendje të veçantë.
Nga KKTK është bërë thirrje edhe që institucionet të punojnë bashkërisht në gjetjen e zgjidhjes më të mirë.
“KKTK thekson se ruajtja e aseteve të trashëgimisë kulturore duhet të jetë në qendër të vëmendjes së politikave zhvillimore të qytetit, dhe se rregullimi dhe transformimi i hapësirave publike nuk duhet ta tjetersojë identitetin dhe funksionalitetin e tyre”, thuhet mes tjerash në reagim.
Postimi i plotë:
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore po përcjell me shqetësim dhe me vëmendje të veçantë zhvillimet rreth punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”.
KKTK u bën thirrje institucioneve që të punojnë bashkërisht në gjetjen e zgjidhjes më të mirë për të dalë nga ky ngërç.
KKTK thekson se ruajtja e aseteve të trashëgimisë kulturore duhet të jetë në qendër të vëmendjes së politikave zhvillimore të qytetit, dhe se rregullimi dhe transformimi i hapësirave publike nuk duhet ta tjetersojë identitetin dhe funksionalitetin e tyre.
Po ashtu, KKTK-ja pret nga institucionet që të jenë shembull i respektimit të Ligjit për Trashëgimi Kulturore.