spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:02
HomeKosovaKuvendiMe kërkesë të AAK-së, Kuvendi mbanë seancë të jashtëzakonshme për situatën me...

Me kërkesë të AAK-së, Kuvendi mbanë seancë të jashtëzakonshme për situatën me ushqimin në FSK

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme, të hënën në mesditë, për të trajtuar problemin e furnizimit me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Seanca është thirrur me kërkesë të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e mbështetur nga 43 deputetë nënshkrues.

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se do të propozohet një rezolutë e thjeshtë që obligon Qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes të zgjidhin urgjentisht çështjen e furnizimit me ushqim dhe pajisje të tjera të nevojshme për ushtrinë.

“Nesër Kuvendi do të obligojë Qeverinë të zgjidh këtë çështje”, deklaroi Tahiri.

- Advertisement -

Ai shtoi se drafti i rezolutës mund të plotësohet nga deputetët gjatë seancës, duke lënë hapësirë për diskutim dhe përmirësime të mundshme.

Kjo lëvizje vjen si përgjigje ndaj shqetësimeve të ngritura kohët e fundit lidhur me furnizimin e duhur të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pritet që seanca e nesërme të nxjerrë në pah nevojën për veprim të menjëhershëm nga ana e institucioneve përgjegjëse për të siguruar funksionimin optimal të ushtrisë së vendit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat