spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
11:34
HomeSportKalimi i trajnerit të Realit tek kombëtarja e Brazilit drejtë dështimit

Kalimi i trajnerit të Realit tek kombëtarja e Brazilit drejtë dështimit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dukej e mbyllur për nënshkrimin e Karlo Ançelotit te Brazili, por e gjithë situata ka marrë kthesë të papritur.

Negociatat kanë mbetur në “ajër” pasi presidenti Florentino Perez te Reali është bërë pengesë.

- Advertisement -

Bordi drejtues i Realit nuk është i kënaqur me formën si kanë shkuar negociatat mes Brazilit dhe Ançelotit.

Dhe pse vetë madrilenët po mendonin largimin e trajnerit italian, tashmë ekziston një tjetër mundësi.

- Advertisement -

Te Reali kërkojnë që Ançeloti të shkojë te Brazili si transfertë pa kosto.

Duke pasur dhe 1 vit kontratë, në rast se është Reali që përfundon kontratën e tij, duhet të paguajë 10 milionë euro.

Kjo shumë përkon me atë që Ançeloti duhet të fitonte për pjesën e mbetur të kontratës.

Kjo situatë po mban pezull gjithçka.

Përfaqësuesit e 65-vjeçarit po negociojnë për opsionet e mundshme, ndërsa akoma rrugët nuk janë mbyllur.

Te Brazili ndërkohë kanë gati një tjetër alternativë.

Horhe Zhezus do të merrte vendin që ishte projektuar për Ançelotin, nëse e njëjta situatë vazhdon mes italianit dhe Realit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat