Turma dronësh rusë sulmuan qytetet ukrainase të Kharkiv dhe Dnipro të martën vonë, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur rreth 50 të tjerë, thanë zyrtarët.
Kharkiv, i cili shtrihet në verilindje të Ukrainës pranë kufirit me Rusinë, ka qenë shënjestër e sulmeve të rregullta ruse me dronë dhe raketa që kur Moska filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë më shumë se tri vjet më parë.
Nga sulmi në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, la të lënduar 47 persona, përfshirë dy fëmijë dhe një grua shtatzënë, tha guvernatori rajonal Oleh Syniehubov.
Në Dnipro, në jug të Ukrainës, një 53-vjeçar u vra, tha guvernatori rajonal Serhiy Lysak.
Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha se Rusia kishte vendosur më shumë se 100 dronë sulmues në të gjithë Ukrainën gjatë natës.
“Kjo është arsyeja pse nevojitet presion mbi Rusinë – sanksione të forta shtesë që do të funksionojnë vërtet. Duhet të jetë presioni, jo vetëm fjalët apo përpjekjet për bindje, që e detyron Rusinë të pushojë zjarrin dhe t’i japë fund luftës”, shkroi Zelenskiy në rrjetet sociale.
Ai bëri thirrje për presion mbi Rusinë nga Shtetet e Bashkuara, aleati më i rëndësishëm perëndimor i Ukrainës.