Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë, E.B. dhe D.B., nën dyshimet për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes. Aksioni u zhvillua nga Njësia Antiterrorizëm, ndërsa burimet policore konfirmojnë për Storm se ndaj të dyshuarve janë duke u zbatuar procedurat hetimore sipas urdhrave të prokurorit kujdestar.



