spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:38
HomeRajoniSerbiaVuçeviq, ky "paqeruajtës" i rajonit

Vuçeviq, ky “paqeruajtës” i rajonit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Serbisë, ka Reaguar ndaj deklarimeve të Kryeministrit Kurti për Ushtrinë Serbe në kufi me Kosovën

Duke iu përgjigjur deklaratave të Kryeministrit Kurtit se “…është vërejtur prani e Ushtrisë Serbe në vijën kufitare”, Vuçeviq i quajti këto forca “kriminelë, kontrabandistë dhe hajdutë.”

Forcat që gjoja janë përballur me Ushtrinë e Serbisë janë në fakt kriminelë, kontrabandistë dhe hajdutë që kalojnë nga territori i Kosovës në Serbinë qendrore për të vjedhur. Ushtria Serbe vepron gjithmonë në përputhje me ligjin dhe nuk ndërmerr asnjë veprim që mund të çojë në përshkallëzim të situatës, përkundrazi, jemi të qetë dhe të duruar – përfundoi Vuçeviq.

- Advertisement -

Ky deklarim vjen në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të jenë në nivele të larta, me palët që shpesh akuzojnë njëra-tjetrën për destabilizim të situatës në rajon.

Kryeministri i Serbisë, Milos Vuçeviq, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për përpjekje për të ngritur tensionet në rajon. Sipas Vuçeviqit, veprimet e Kurtit synojnë të maskojnë zhvillimet në terren dhe të largojnë vëmendjen nga situata aktuale.

- Advertisement -
"Serbia po sakrifikon për paqen dhe stabilitetin politik"

Vuçeviq deklaroi se Ushtria e Serbisë është në komunikim të përditshëm me forcat e KFOR-it dhe ka linja të mirëorganizuara të komunikimit dhe patrulla të përbashkëta. Ai e përshkroi si të pabaza pretendimet e Kryeministrit Kurti për aktivitetet e Ushtrisë Serbe. Sipas tij, Kurti përpiqet të fshehë veprimet e tij që çojnë drejt përshkallëzimit të situatës, duke kërcënuar të drejtat dhe liritë e serbëve në Kosovë.

Gjatë një ceremonie për shënimin e 80-vjetorit të formimit të Brigadës së 63-të Parashutiste të Ushtrisë Serbe, Vuçeviq tha:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përpiqet të rrisë tensionet për të fshehur dhe minimizuar atë që po bën ai, që po çon drejt përshkallëzimit të situatës në terren dhe po cenon të drejtat e serbëve në Kosovë.

Kryeministri serb, vazhdon të portretizojë veten si një “paqeruajtës” i rajonit, ndërsa akuzon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për rritje të tensioneve dhe për përpjekje për të larguar vëmendjen nga veprimet e tij në terren.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat