spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
16:44
HomeRajoniShqipëriaRama: Mandati i katërt do ta kurorëzojë Rrugën e Arbrit me hyrje...

Rama: Mandati i katërt do ta kurorëzojë Rrugën e Arbrit me hyrje moderne në Tiranë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, inspektoi sot rrugën e sapopërfunduar Maqellarë – Peshkopi, e cila e çon Rrugën e Arbrit deri në qendër të qytetit dhe e mbyll me sukses këtë vepër.

I shoqëruar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Rama pa nga afër këtë segment rrugor i cili është kompletuar edhe me sinjalistikën e nevojshme.

- Advertisement -

“Rruga e Arbrit pa këtë segment do të na linte në shpinë romuzet e bulevardit të Peshkopisë, i cili meqë ra fjala, po qendiset bukur edhe ai tani që flasim”, tha Rama.

“Kam këtë mesazh për Dibrën, për dibranët e Peshkopisë se aty është sofra hidh e prit. Fiksim ishte, e prumë Rrugën e Arbrit deri në qendër të Peshkopisë se nuk duroja dot më, u krye deri në qendër të Peshkopisë ta gëzoni”, tha Rama.

- Advertisement -

Po ashtu, kryeministri siguroi se mandatin e katërt do të bëhet edhe një hyrje e madhe e bukur e Rrugës së Arbrit me Tiranën.

“Kemi edhe pjesën e Tiranës se nuk është hyrje tamam për dibranët ajo, me dalë nga Tufina me u fut te rruga e Arbrit. Do të bëjmë një hyrje të madhe të bukur në mandatin e katërt”, tha Rama.

Balluku theksoi se pjesa e fundit të Rrugës së Arbrit sot është hapur sot dhe tashmë e gjithë gjurma nga Maqellara në Peshkopi është e aksesueshme nga të gjithë.

Po ashtu, Balluku theksoi se një vepër tjetër është drejt përfundimit, rehabilitimi i bulevardit të Peshkopisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat