spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
01:30
HomeSiguriaKFOR-i shton praninë në kufi me patrulla amerikane dhe gjermane

KFOR-i shton praninë në kufi me patrulla amerikane dhe gjermane

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ushtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë, të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të KFOR-it, kanë kryer patrullime këmbësorie përgjatë kufirit të Kosovës.

KFOR-i thekson se qëllimi i këtyre patrullimeve është garantimi i lirisë së lëvizjes dhe ruajtja e një ambienti të sigurt për të gjitha komunitetet.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Sipas një njoftimi nga KFOR-i, trupat e këtij misioni zhvillojnë patrullime të përditshme nëpër disa komuna të Kosovës, si pjesë e angazhimit për të mbajtur stabilitetin në rajon.

- Advertisement -

“Qoftë në mënyrë të pavarur apo në bashkëpunim me partnerët tanë të reagimit të sigurisë, KFOR mbetet i përkushtuar ndaj misionit të tij”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat