spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
16:44
HomeRajoniShqipëriaBerisha mbyll fushatën në Vlorë

Berisha mbyll fushatën në Vlorë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, zhvilloi sot takimin përmbyllës të fushatës elektorale në qarkun e Vlorës.

Berisha tha se “11 maji si rrallë ndonjëherë në histori, është një ditë që ndan historinë”.

- Advertisement -

“Më 11 maj ne zgjedhim midis krahut të drejtë të historisë, anës së drejtë të historisë apo humnerës, apo boshatisjes masive të këtij vendi”, tha Berisha.

“Të zgjedhësh anën e drejtë të historisë do të thotë para së gjithash të zgjedhësh dinjitetin tënd si njeri”, shtoi Berisha.

- Advertisement -

Në fjalën e tij, Berisha tha se “me paratë e pensioneve, një grusht qeveritarësh ndërtuan parajsën e tyre”

“Sot ne kemi 760 mijë burra dhe gra, njerëz që kanë ndërtuar Vlorën dhe Shqipërinë, dhe që shumica dërrmuese e tyre numërojnë kafshatën. Nuk blejnë dot ilaçet. Nuk ulen dot në një kafene, por gjejnë stolat e ftohtë për të takuar një mik ose një shok. Por sepse me paratë e pensioneve të tyre, një grusht qeveritarësh ndërtuan parajsën e tyre. I vodhën ato”, tha Berisha.

Berisha tha më tej se “rruga Levan-Vlorë është rruga më e gjerë në territorin e Shqipërisë, është 35 metra e gjerë”, ndërsa shtoi se “rruga më e gjerë e Shqipërisë u ndërtua në vitin 2012 me 2.4 milionë euro”.

Sipas Berishës “rruga e Arbrit, e gjerë 10 apo 11 metra është ndërtuar me 11 milionë euro kilometrin”.

“Pse u ndala unë në këto hesape? Vetëm për t’u treguar pensionistëve se si u vodhën pensionet e tyre nga këta të pangopur, nga këta të pashpirt, që kur erdhi puna në janar solli buxhetin 8 miliardë dhe kapardisej se ishte buxheti më i madh në histori”, tha Berisha.

Berisha shtoi “të votosh anën e drejtë të historisë do të thotë të votosh dinjitetin tënd në radhë të parë. Dhe unë garantoj shqiptarët se pasuritë e tyre, se fondet e tyre do t’u kthehen para së gjithash atyre dhe vetëm atyre”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat