spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
16:41
HomeRajoniShqipëriaBerisha: Emigrimi i të rinjve është një plagë kombëtare, do të ketë...

Berisha: Emigrimi i të rinjve është një plagë kombëtare, do të ketë ndryshim më 11 maj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, gjatë një takimi elektoral në Mirditë, e cilësoi alarmante largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria, si pasojë sipas tij, e keqqeverisjes së vendit.

Berisha theksoi se nga viti 2014 deri në vitin 2023, mbi 1 milion shqiptarë, kryesisht të rinj, janë larguar vetëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

- Advertisement -

“U larguan nga Shqipëria sa kurrë ndonjëherë në historinë e saj shekullore. U larguan nga Shqipëria sa nga asnjë komb tjetër, nga çfarëdolloj lufte apo epidemie që do kishte njohur. U larguan nga Shqipëria sepse u vranë, u rrënuan mundësitë e shqiptarëve dhe bashkë me to, shpresa dhe besimi për një të ardhme në vendin e tyre”, deklaroi Berisha.

Ai e cilësoi emigrimin e të rinjve si një plagë kombëtare, që po shkreton familjet shqiptare dhe po boshatis zonat e thella si Mirdita.

- Advertisement -

“Kur të ikin fëmijët dhe mbetesh vetëm, në një mënyrë ose në një tjetër, dënohesh me vetmi, por vetmia nuk është vetëm kaq, dënohesh dhe me pasigurinë e ditëve që vijnë. Të gjitha këto u bënë epidemi këto 11 vite, miqtë e mi”, u shpreh lideri i opozitës.

Duke iu referuar statistikave të braktisjes së vendit, ai tha se Shqipëria sot përballet me rënien e lindshmërisë, mbylljen e shkollave dhe boshatisjen e fshatrave, ndërsa qeveria, sipas tij, nuk po merr asnjë masë konkrete.

“E vërteta është kjo, se nga viti 2007 deri në viti 2014, Mirdita, Lezha, Shqipëria u rrit në popullatë nga viti në vit. Sepse kishte shpresë se Mirdita bëhet, se Shqipëria bëhet. Kishte shpresë se i riu dhe e reja në këtë vend, mund të ndërtonin ëndrrën e tyre shqiptare, ëndrrën e tyre mirditore”, tha Berisha.

A i bëri thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për ndryshimin.

“Në vitin 2013 ne kishim rrogat dhe pensionet më të larta në rajon. Çfarë ndodhi? Si u rrokullisëm ne në 10 vite? Sepse ndaloi rritjen e pensioneve. Po pse e ndaloi? Se nuk kishte lek? Jo, kishte lek, pa diskutim. Por sepse miliarda e miliarda që duhej t’u jepeshin pensionistëve, rrogëtarëve, u vodhën, u vodhën dhe vetëm u vodhën në punë publike”, theksoi Berisha.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat