spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
14:59
HomeKosovaPrishtinaRama: Shkelësit e rregullit “Kutia e Verdhë” në rrugën “Agim Ramadani” dënohen...

Rama: Shkelësit e rregullit “Kutia e Verdhë” në rrugën “Agim Ramadani” dënohen me 80 euro

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka filluar aplikimi i shenjëzimit të njohur si “Kutia e Verdhë”.

Këto shenjëzime tashmë ndodhen në rrugën “Agim Ramadani”, e cila të hënën hapet për qarkullim, sipas Ramës.

- Advertisement -

Në njoftimin e lëshuar nga Rama në Facebook me detaje rreth këtij rregulli, thuhet se shkelja e tij pason me gjobë prej 80 eurosh.

“Të gjithë shoferët janë të obliguar që të mos hyjnë në këtë zonë nëse nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për të përfunduar kalimin e udhëkryqit! Të shmangin çdo ndalim brenda kësaj zone, me qëllim të mos bllokohet trafiku! Shkelësit e këtij rregulli do të ndëshkohen me gjoba deri në 80 euro”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Tash e dy ditë rruga “Agim Ramadani” ka qenë e mbyllur për qarkullim për shkak të punimeve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat