spot_img
E mërkurë, 1 Tetor, 2025
00:04
HomeKosovaKirurgjia Torakale shënon progres - Fundi i ndërhyrjeve jashtë shtetit, por mungesë...

Kirurgjia Torakale shënon progres – Fundi i ndërhyrjeve jashtë shtetit, por mungesë salla e dytë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK ka realizuar disa nga ndërhyrjet më të avancuara kirurgjikale që deri më tani nuk kanë qenë të mundshme në vendin tonë.

Një nga arritjet kryesore është zbatimi i procedurës Sentinel. Kjo është një teknikë bashkëkohore që përdoret në trajtimin e pacientëve me kancer, sidomos ata me kancer të gjirit. Ajo ndihmon në identifikimin e nyjës limfatike të parë ku mund të përhapet sëmundja, duke shmangur ndërhyrjet e mëdha dhe komplikacionet.

- Advertisement -

Kjo procedurë është bërë e mundur falë një donacioni të ish-presidentes Atifete Jahjaga, i cili ka përmirësuar dukshëm kapacitetet e klinikës.

Risi tjetër është trajtimi kirurgjikal i deformimit të kraharorit të njohur si Pectus Excavatum — apo siç njihet ndryshe, “gjoksi i fundosur”. Ky problem, përveç aspektit estetik, në disa raste shkakton edhe vështirësi shëndetësore.

- Advertisement -

Pacientët që përballeshin me këtë gjendje, më herët detyroheshin të kërkonin trajtim jashtë vendit. Tani, kjo ndërhyrje kryhet edhe në Kosovë.

Megjithë këto zhvillime pozitive, Klinika e Kirurgjisë Torakale vazhdon të punojë vetëm me një sallë operative. Salla e dytë është në përgatitje dhe pritet të vihet në funksion së shpejti, me të gjitha pajisjet e nevojshme.

Aktualisht, lista e pritjes për ndërhyrje kirurgjikale arrin deri në pesë javë. Por për pacientët me kancer të gjirit është vendosur prioritet i veçantë, që të marrin trajtimin sa më shpejt.

Drejtori i klinikës, Nazmi Kolgeci, thotë se objektivi është i qartë: ofrimi i trajtimeve moderne dhe të efektshme brenda vendit, për të ulur varësinë nga mjekimi jashtë dhe për të ngritur standardin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat