spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
18:02
HomeKosovaVaksinimi, i detyrueshëm për nxënësit që nisin klasën e parë

Vaksinimi, i detyrueshëm për nxënësit që nisin klasën e parë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kanë mbetur edhe disa javë kur shkollat do të hapin dyert për nxënësit të cilët do të regjistrohen në klasë të parë.

E në mesin e dokumenteve të cilat duhet të dorëzohen, prindërit duhet të sjellin edhe vërtetim për vaksinim.

- Advertisement -

Kjo pasi me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, nxënësit duhet të vaksinohen paraprakisht, në të kundërtën ata nuk mund të regjistrohen.

Sekretari i shkollës “Daut Bogujeci” në Fushë Kosovë, Betim Ahmeti ka treguar se kanë hasur vështirësi në implementimin e këtij vendimi.

- Advertisement -

“Deri në vitin 2023/2024 vaksinimi ka ndodhur nëpër shkolla. Mirëpo duke e parë që është më e shëndetshme Ministria në bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë e kanë arritur një momerandum bashkëpunim që paraprakisht nxënësit e klasës së parë të vaksinohen. Implementimi i tij fillimisht i tij në vitin 2023/2024 ka qenë me probleme por jo që nuk kanë qenë të zgjidhura .Kështu që vetëdijesimi i qytetarëve është arritur dhe po shpresoj që tani do të kemi më të lehtë shumë”, thotë ai.

E sipas drejtorit të shkollës “Selman Riza”, Esad Simnica i vetmi problem ka qenë mungesa e informacioneve.

“Ka shkuar puna mirë më thënë të drejtën vetëm një fëmijë me telashe, që na ka dashtë më filluar mësimin dhe nuk ka qenë i vaksinum për shkak të një problemi shëndetësor te tjerët nuk kemi pas problemi. Ka qenë një mos informim i duhur në kohë reale edhe pse janë disa prindër që për arsye të neglizhencës nuk kanë qenë të informuar”, thotë ai.

Ministria e Shëndetësisë në maj të vitit 2024 kishte bërë publike qarkoren informative përmes së cilës obligonte prindërit të vaksinojnë fëmijët para regjistrimit në klasë të parë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat