spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
18:01
HomeKosovaRexhaj: Votim i fshehtë, me shpresë për votë nga opozita për Haxhiun

Rexhaj: Votim i fshehtë, me shpresë për votë nga opozita për Haxhiun

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se, meqenëse janë këta numra aktualë në Kuvend, LVV do të rikthehet sërish me propozimin për votim të fshehtë për Albulena Haxhiun, me shpresën se ndonjë deputet nga partitë tjera do ta mbështesë atë.

“Nuk ka ndonjë ndryshim – sërish do të propozohet Albulena Haxhiu. Sigurisht që votimi i fshehtë nuk është as shkelje ligjore, as procedurale, dhe besoj se do të vazhdojmë në të njëjtën formë. Subjektet politike tashmë i kanë qëndrimet e veta, por nuk e kuptoj pse nuk pranojnë të hyjnë në votim të fshehtë. Ndoshta kjo na çon në idenë se ata mund të kenë frikë nga deputetët e tyre, megjithatë, nuk e besoj këtë”, tha ai, raporton EO.

- Advertisement -

“Le të shkojmë me votim të fshehtë, vullneti i deputetit është vullnet i qytetarëve, prandaj duhet ta zhbllokojmë këtë pjesë për të kaluar në çështjet tjera të qeverisjes”, tha Rexhaj.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat