spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
21:11
HomeKosovaMuhaxheri: Kemi përvojë të hidhur me ftesat nga Kurti

Muhaxheri: Kemi përvojë të hidhur me ftesat nga Kurti

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, është deklaruar për letrën e Kurtit ndaj Abdixhikut.

“Sapo e pashë edhe unë letrën, besoj që do të kthej përgjigje së shpejti. Deri tash nuk kemi pranuar asnjë kërkesë prej LVV-së, te shohim momentet si po vijnë çfarë përgjigje do të ketë prej kryetarit dhe kryesisë”, tha ai.

- Advertisement -

“[Mendimin] do ta them në mbledhjen e kryesisë, për momentin nuk e kam të kristalizuar përgjigjem.”

Ai u pyet rreth asaj që Kurti tha se në elektoratin të LVV preferohet më së shumti koalicioni me LDK.

- Advertisement -

“Këtë opinion nuk e kam tash, më herët ka qenë tash është duke u ndërru opinoni. Tash na mbetet edhe na me mendu këtë punë.”

“LDK është parti e madhe dhe është telashe që duhet me diskutu brenda kryesisë, nuk ka të bëjë me qëndrime individuale por me interesa që janë për të ardhmen e vendit, e ne nuk po e shohim që me LVV mundet me u ecë përpara”, deklaroi ai, të T7.

Ai është shprehur skeptik nëse kjo ftesë do të çojë në zhbllokim të kuvendit.

“Te shohim çfarë mendimi del prej shumicës”, shtoi ai.

“Ne e kemi një përvojë kur në mënyrë të njëjtë i drejtohet profes së nderuar Isa Mustafa e mandej e dimë çka ka ndodh. Dmth e kemi një përvojë të hidhur prej këtyre ftesave me zotin Kurti”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat