Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah ka nënshkruar marrëveshjen për heqjen vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit, për siç ka thënë një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona.
“Kjo marrëveshje nuk është vetëm lehtësim teknik, por një urë miqësie e ndërtuar mbi respektin dhe mirëbesimin e ndërsjellë”, ka shkruar Osmani në njoftim.