spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:32
HomeBotaAmerikaShtëpia e Bardhë ofron para për emigrantët që largohen me vetëdëshirë

Shtëpia e Bardhë ofron para për emigrantët që largohen me vetëdëshirë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Administrata Trump po ofron një pagesë monetare dhe ndihmë udhëtimi për në shtëpi për emigrantët pa dokumente që largohen me dëshirë nga Shtetet e Bashkuara, thanë zyrtarët të hënën.

Si pjesë e përpjekjeve amerikane për të rritur deportimet, do të ofrohen 1,000 dollarë dhe një fluturim për në shtëpi për çdo emigrant që largohet.

- Advertisement -

Zyrtarët thanë se tashmë një emigrant nga Hondurasi e ka pranuar ofertën e qeverisë dhe është kthyer me aeroplan nga Çikago në vendin e tij të lindjes.

Në javët e fundit, administrata u ka këshilluar gjithnjë e më shumë disa emigrantëve në Shtetet e Bashkuara të largohen përpara se të vihen në shënjestër të autoriteteve.

- Advertisement -

Ajo gjithashtu është drejtuar ndaj politikave për ta bërë jetën të pakëndshme për ata në vend pa status ligjor, si p.sh. duke ua ndakuar disa emigrantëve aksesin në shërbimet financiare.

Paratë që u ofrohen migrantëve që largohen vetë do të paguhen pasi ata të konfirmojnë udhëtimin e tyre për në shtëpi përmes një aplikacioni qeveritar që administrata Trump zbuloi më parë këtë vit të quajtur CBP Home.

Zyrtarët e Trump thonë se programi do të kursejë paratë e qeverisë duke shmangur kostot e nevojshme për të arrestuar, ndaluar dhe fluturuar njerëzit jashtë vendit me aeroplanë të çarteruar nga qeveria.

“Nëse ndodheni këtu ilegalisht, vetë-deportimi është mënyra më e mirë, më e sigurt dhe më efektive nga ana e kostos për t’u larguar nga Shtetet e Bashkuara për të shmangur arrestimin”, tha në një deklaratë Kristi Noem, sekretarja e sigurisë kombëtare.

Administrata Trump njoftoi javën e kaluar se kishte deportuar rreth 140,000 emigrantë nga SHBA-të që nga janari.

Shifrat, në këtë pikë, nuk e vendosin administratën në rrugën e duhur për të përmbushur një premtim qendror të fushatës së Presidentit Trump: largimin e miliona njerëzve që ndodhen ilegalisht në vend.

Deportimet mund të jenë të kushtueshme dhe kërkojnë shumë kohë, pasi zyrtarët amerikanë shpesh duhet të mbajnë emigrantët për një periudhë të gjatë kohore, të koordinojnë dokumentet e udhëtimit dhe të përgatisin aeroplanë çarter për në shumë vende të ndryshme.

Shpesh ka probleme edhe me emigrantët nga vendet që nuk i pranojnë shtetasit e tyre ose e bëjnë procesin aq të vështirë saqë duhet edhe më shumë kohë për të larguar njerëzit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat