spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
01:21
HomeSiguriaFSK forcon marrëdhëniet me SHBA-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

FSK forcon marrëdhëniet me SHBA-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se komandantja e Qendrës për Studime Universitare, major Mimoza Budeci, ka përmbyllur vizitën zyrtare në ShBA, ku është pritur nga udhëheqësit më të lartë ushtarakë dhe civilë të Universitetit Norwich (Vermont) dhe Institutit të Teknologjisë Rochester (Nju Jork).

Sipas njoftimit të FSK-së, takimet u zhvilluan në frymën e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe kishin për qëllim eksplorimin e mundësive për partneritet akademik dhe ushtarak ndërmjet Akademisë Ushtarake të FSK-së dhe institucioneve ushtarake dhe akademike amerikane.

- Advertisement -

“Diskutimet u fokusuan në mundësinë e shkëmbimeve të kadetëve, stafit akademik, programeve të përbashkëta të trajnimit dhe zhvillimit profesional, si dhe nismave për avancimin e arsimit ushtarak sipas standardeve ndërkombëtare”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Zgjerohen horizontet e bashkëpunimit me ShBA

Komandanti i Qendrës për Studime Universitare, Major Mimoza Budeci, përmbyll vizitën zyrtare në SHBA, pritet nga udhëheqësit më të lartë ushtarak dhe civil të Universitetit Norwich (Vermont) dhe Institutit të Teknologjisë Rochester(Nju Jork) – zgjerohen horizontet e bashkëpunimit.

Takimet u zhvilluan në frymën e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe kishin për qëllim eksplorimin e mundësive për partneritet akademik dhe ushtarak ndërmjet Akademisë Ushtarake të FSK-së dhe institucioneve ushtarake dhe akademike amerikane. Diskutimet u fokusuan në mundësinë e shkëmbimeve të kadetëve, stafit akademik, programeve të përbashkëta të trajnimit dhe zhvillimit profesional, si dhe nismave për avancimin e arsimit ushtarak sipas standardeve ndërkombëtare.

Të gjitha palët shprehën gatishmërinë për të ndërtuar ura bashkëpunimi që kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve dhe profesionalizmit të gjeneratës së re të liderëve ushtarakë.

Këto takime përfaqësojnë një hap tejet të rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve të Qendrës për Studime Universitare me institucionet prestigjioze ushtarake dhe akademike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

KOMQSU ishte mysafire nderi në ceremoninë e diplomimit të Universitetit të Norwich.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat