spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
11:30
HomeSportMediat spanjolle shënjestrojnë referin polak

Mediat spanjolle shënjestrojnë referin polak

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E përditshmja spanjolle “Sport” ka sulmuar ashpër arbitrin polak Shimon Marçiniak, pas fitores së Interit ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Në faqen zyrtare të gazetës sportive katalanase lexohet: “Marçiniak i dha fund ëndrrës së një Barcelone heroike”.

- Advertisement -

“Një paraqitje e dobët e arbitrit polak dhe një Inter epik e lanë skuadrën e Flikut pa finale”.

Pas ndeshjes dramatike mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, e cila përfundoi me fitoren 4-3 të zikaltërve në kohën shtesë, polemikat për vendimet e arbitrit Shimon Marçiniak kanë dominuar diskutimet në mediat ndërkombëtare.

- Advertisement -

Mbrojtësi Erick Garsia shtoi se vendimet e arbitrit ndikuan në rezultatin e ndeshjes, duke theksuar se ekipi i tij është ndjerë i dëmtuar nga gjykimi.

Mediat ndërkombëtare kanë analizuar disa nga episodet më të diskutueshme të ndeshjes.

Një ndërhyrje e Kubarsí ndaj Lautaro Martínez u konsiderua si penallti nga arbitri pas rishikimit me VAR.

Arsen Venger komentoi: “Jam plotësisht kundër kësaj lloj penalltie. Dhe jam po ashtu plotësisht kundër përdorimit të VAR-it. Në shpejtësi normale, është një ndërhyrje e shkëlqyer dhe Kubarsí arrin i pari te topi. Lautaro Martínez? Shikoni çfarë bën, ai anohet drejt tij (Kubarsít). Po e kërkon penalltinë. E di që nuk do të shënojë, sepse e ndien që ai është aty. Për mua, arbitri në këtë situatë tregon se NUK ka marrë vendimin e duhur”.

Barcelona kërkoi disa herë penallti për faulle ndaj Lamine Jamal, por asnjëra nuk u akordua.

Goli i barazimit të Interit nga Françesko Açerbi në minutën e 93-të u shoqërua me protesta nga Barcelona për një faull të mundshëm në ndërtimin e aksionit, por arbitri e “validoi” atë.

Konkluzioni?

Një ndeshje e paharrueshme, por me mjaft polemika arbitrimi.

Pavarësisht polemikave, ndeshja mes Interit dhe Barcelonës u konsiderua nga shumë si një nga më emocionueset në historinë e Ligës së Kampionëve, me 13 gola të shënuar në dy ndeshje dhe kthesa dramatike.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat