Ka dështuar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Edhe në tentativën e 12-të partia fituese nuk ka arritur ti bëjë votat e nevojshme për zgjedhjen e kandidates për Kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Ishin vetëm 56 vota për themelimin e komisionit për votim të fshehtë dhe një kundër.
Kryesuesi, Avni Dehari ka thënë se seanca do të vazhdoj më datën 9 maj (e premte) në ora 10:00.
Në seancë ishin prezent 113 deputet.