spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
20:07
HomeKosovaArmend Zemaj rrëfen në detaje atentatin ndaj Tahir Zemajt

Armend Zemaj rrëfen në detaje atentatin ndaj Tahir Zemajt

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në emisionin Pressing është diskutuar rreth të vërtetës së familjes për vrasjen e Tahir Zemajt, ku i ftuar në studio ishte familjari i tij, Armend Zemaj.

Ai ka treguar në detaje se si ka ndodhur atentati ndaj Tahir Zemajt.

- Advertisement -

“Këtu ka qenë dita e tretë e vitit të ri, ne ishim në familje dhe në mëngjes, ai ka lëviz bashkë me Hasanin, për riparimin e makinës në një automekanik. Në mbrëmje ka ardh me marr Enisin edhe me qit deri në staicon të autobusëve në Pejë. Ka qenë mirë i përcjellur, dhe në momentin kur është ndalë menjëherë, prej dy makinave, njëra në përcjellje dhe tjetra ka shtënë”, tha ai.

Po ashtu, ai tha se ka mbetur i vdekur axha në vend, Hasani ndërsa Enisi ka qenë i plagosur, ka shku me jetë në Spitalin e Pejës, aty ka ndërru jetë.

- Advertisement -

Tutje, ai ka thënë se Tahir Zemaj nuk ka ikur siç pretendohet, duke shtuar se sikur të ikte do ta bënte në mes të betejës.

“Tahir Zemaj me pas dasht me ikë, kishte ikë mesin e betejës. Ai që ikë i le ushtarët, ikë pa urdhët. Nuk e merr kërke me vete. Ai që do me dezertu, ikë kalon në anën e forcave”, ka thënë ai

Gjatë emisionit u publikua edhe një dokument konfidencial ushtarak, ku thuhet se Serbia kishte plan “të vriste civil”, për të fajësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Një prej sugjerimeve, sepse atëherë edhe i ke dhjetëra eprorë që i ke gjallë, justifkimi për ushtrim të dhunës në masë thotë do jetë pretekst nëse ju rezistoni afër këtyre civilëve që janë mbledhur”, ka thënë ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat