spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
18:24
HomeKosova25 vjet pa Komandant “Drinin” – Kurti: Luftëtar i paepur dhe strateg

25 vjet pa Komandant “Drinin” – Kurti: Luftëtar i paepur dhe strateg

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zv/kryeministren në detyrë, Emilia Rexhepi, e deputetët të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, aty ku prehet edhe Komandant “Drini”.

Në 25 vjetorin e vrasjes së tij, Kurti tha se Komandant “Drini” ka qenë një veprimtar intelektual, një luftëtar i paepur i cili me pushkë në dorë e strategji në mendje u përball me armikun e okupatorin serb.

- Advertisement -

“Ekrem Rexha, Komandant “Drini”, ka qenë një veprimtar intelektual, një luftëtar i paepur i cili me pushkë në dorë e strategji në mendje u përball me armikun e okupatorin serb, dhe sot shënojmë 25 vjetorin e vrasjes së tij me 135’rast bëmë homazhe te varri i tij dhe shprehëm mirënjohjen tonë të thellë tek familja e i tij që dhanë një bir kaq të vlefshëm për kombin”, tha pas homazheve kreu në detyrë i qeverisë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat