spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
10:46
HomeSportTri finalet e mëdha të futbollit

Tri finalet e mëdha të futbollit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Janë zbuluar të gjitha çiftet finale për Champions League, “Europa League” dhe “Conference League”, këtë edicion.

Interi i Simone Inzaghit që eliminoi Barcelonën, duke siguruar biletën për finalen e madhe të Mynihut kundër PSG, që nga ana e tij eliminoi Arsenalin.

- Advertisement -

Kjo përballje e ethshme do të zhvillohet të shtunën e 31 majit në “Allianz Arena” të Mynihut, Gjermani, me fillim në orën 21:00.

“Europa League” sjell një “derbi” tërësisht anglez, finalja do të jetë Tottenham-Manchester United.

- Advertisement -

“Spurs” kaluan lehtësisht Bodo/Glimt dhe siguruan vendin në finalen kundër “Djajve të Kuq”, të cilët eliminuan Athletic Bilbao.

Finalja mes dy gjigantëve të Premier League do të luhet të mërkurën, më 21 maj, në stadiumin “San Mamés” të Bilbaos, Spanjë, në orën 21:00.

Ciklin do ta mbyllë edhe “Conference League” me finalen Betis Sevilla-Chelsea.

Fiorentina nuk ia doli të përmbyste në “Franchi” dhe u eliminua nga Betis i Manuel Pellegrinit, i cili në finalen vendimtare do të përballet me Chelsea e Enzo Maresca, që kaloi lehtësisht Djurgardenin.

Finalja do të zhvillohet në “Stadion Wrocław”, në Breslavia, Poloni, të mërkurën e 28 majit në orën 21:00.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat