spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
15:02
HomeKosovaDeputetët kërkojnë nënshkrimet për anulimin e vendimit që prek 1300 biznese

Deputetët kërkojnë nënshkrimet për anulimin e vendimit që prek 1300 biznese

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetët e LDK-së, PDK-së dhe AAK-Nisma-s, kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të kërkuar anulimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), i cili parasheh largimin e rreth 1300 kompanive nga tregu i rregulluar i energjisë elektrike dhe kalimin e tyre në tregun e lirë nga 1 qershori 2025.

Deputetët shprehen të shqetësuar për ndikimin që ky vendim do të ketë në bizneset e vogla dhe të mesme, duke paralajmëruar se rritja e çmimit të energjisë deri në 260% rrezikon mbylljen ose falimentimin e shumë prej tyre.

- Advertisement -

“Në mungesë të konkurrencës reale në tregun e lirë, një vendim i tillë do të godasë rëndë ekonominë e vendit dhe do të cenojë stabilitetin energjetik,” thuhet në kërkesën zyrtare të dorëzuar më 9 maj 2025.

Deputetët u bëjnë thirrje edhe kolegëve të tjerë që t’i bashkohen kësaj nisme, ndërsa ZRRE ende nuk ka komentuar publikisht mbi kërkesën.

- Advertisement -

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat