spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
13:33
HomeRajoniShqipëriaGjendet pas 7 ditësh trupi i të riut që u zu nga...

Gjendet pas 7 ditësh trupi i të riut që u zu nga dheu teksa punonte me fadromë në Klos

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pas shtatë ditësh kërkimesh intensive, është gjetur paraditen e kësaj të premteje trupi i pajetë i Ardit Beshirit, punëtorit 29-vjear, i cili humbi jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut teksa po punonte me eskavator.

Beshiri humbi jetën më 3 maj, pasi u zë nga një masiv dheu dhe inertesh, gjatë punës me një ekskavator në zonën e “Qafës së Burrelit”, pranë fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos.

- Advertisement -

Rrëshqitja ndodhi në një distancë prej rreth 4 kilometrash dhe përfshiu një sipërfaqe të gjerë, duke e bërë kërkimin të vështirë për strukturat e emergjencës.

Pas lokalizimit, trupi i viktimës u nxor nga masivi këtë mëngjes. Policia dhe autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes dhe për të verifikuar nëse janë respektuar protokollet e sigurisë në zonën e punës./Topchannel

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat