Kristjan Asllani do të largohet nga Interi në verë.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka marrë vendimin e tij siç raporton “Corriero dello Sport”.
Minutat e pakta në ndeshjet e fundit, kanë bërë që rrrugët të jenë drejt ndarjes.
Asllani ndërkohë ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.
Ky vendim i 23-vjeçarit vjen para përfundimit të sezonit.
Janë dhe dy trofe të rëndësishëm në lojë.
Interi po lufton për fitimin e Seria A dhe po ashtu ndodhet në finalen e Champions.
Interi shpenzoi rreth 15 milionë euro rreth dy vite më parë. Asokohe Asllani spikaste tek Empoli.



