Sot, më 11 maj, Shqipëria zhvillon zgjedhjet parlamentare për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit. Të gjitha 5,225 Qendrat e Votimit në të gjithë vendin janë hapur që prej orës 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.
Rreth 3.7 milionë shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, kanë të drejtën të votojnë. Në këtë proces garojnë 2,046 kandidatë nga 11 parti dhe koalicione, ndërsa nuk ka asnjë kandidat të pavarur në asnjë qark të vendit.
Për herë të parë, diaspora shqiptare ka votuar në mënyrë të organizuar përmes postës, dhe votat e mbërritura do të numërohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas mbylljes së procesit në vend.
Votimi dhe numërimi elektronik po zhvillohet vetëm në një njësi në Tiranë dhe në bashkinë Vorë, si pjesë e testimeve për digjitalizimin e procesit zgjedhor.
📌 Qëndroni të informuar për zhvillimet kryesore gjatë ditës teksa Shqipëria vendos të ardhmen politike.