spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
11:33
HomeRajoniShqipëriaBerisha reagon për transportin e materialeve zgjedhore: “Kjo është pasaporta europiane e...

Berisha reagon për transportin e materialeve zgjedhore: “Kjo është pasaporta europiane e Rilindjes”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ndërsa dita e zgjedhjeve parlamentare ka nisur zyrtarisht në të gjithë Shqipërinë, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka dhënë ende një reagim të drejtpërdrejtë për procesin zgjedhor të ditës. Megjithatë, para rreth 10 orësh, ai ka komentuar mënyrën e transportit të materialeve zgjedhore në disa zona malore të vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar një foto ku shihet një kafshë ngarkese që mbart një kuti të madhe kartoni me mbishkrim zyrtar, duke pretenduar se bëhet fjalë për materiale zgjedhore të dërguara në një fshat të Kukësit.

“Miq, kështu dërgohen materialet zgjedhore në një fshat në Kukës. Kjo është ‘pasaporta europiane’ e Rilindjes.” ka shkruar ai.

- Advertisement -

Ky reagim vjen mes akuzave të herëpashershme nga opozita për mungesë standardesh në organizimin e zgjedhjeve, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim për konkretizimin e kësaj situate.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat