spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
12:54
HomeKosovaKrasniqi: Kriza po thellohet nga LVV, Kurti po tallet – PDK e...

Krasniqi: Kriza po thellohet nga LVV, Kurti po tallet – PDK e gatshme për zgjidhje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, tha se vendi është zhytur në “një krizë që po thellohet” për shkak të insistimit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për të mos hequr dorë nga propozimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Krasniqi tha pas ndërprerjes së serishme të seancës konstituive se “secili qytetar në Kosovë e di që ajo s’e ka mbështetjen”. Ai tha se kryetari i LVV-së Albin Kurti po tallet duke bërë deklarata se nuk ka krizë politike.

- Advertisement -

“Ka shumë shtete që i kanë mbajtur zgjedhjet dhe do t’i mbajnë zgjedhjet gjatë këtyre ditëve dhe ndoshta ata do t’i themelojnë institucionet e tyre, por me këtë qasje, këtë arbitraritet, ne do të mbesim pas institucione”, tha Krasniqi.

Lidhur me mundësinë e konsultimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë situatë, ai tha se “çdo iniciativë që e ka për qëllim me dalë prej krizës, me dalë prej bllokadës, Partia Demokratike e Kosovës e mbështet do ta mbështesë”.

- Advertisement -

Krasniqi i tha kryetarit të LVV-së, Albin Kurti që ta ndërrojë kandidaten për kryeparlamentare dhe ta sjell “sot pasdite” një emër tjetër, në mënyrë që të zgjidhet ngërçi.

Ai përsëriti se Kurti po e mban peng vendin për shkak se nuk i ka votat për qeverinë e re.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat