Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes së votimit brenda vendit. Deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votime është 33.6%.
Sipas KQZ-së është raportuar nga 3508 qendra, nga 5225 qendra votimi në total. Deri tani kanë votuar 794 448 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.
Qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votime është Dibra me 41.38%. Pas Dibrës, qarku me numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votime është qarku i Kukësit me 38.02%.
Në qarkun e Tiranës deri tani kanë votuar 37.94% e zgjedhësve. Pas Tiranës, renditet qarku i Fierit me 36.12%, më pas renditet qarku i Elbasanit me 34.51% të zgjedhësve të cilët kanë marrë pjesë në votime.
Në qarkun e Lezhës deri në orën 15:00 kanë votuar 33.63% e votuesve, më pas vjen qarku i Korçës, me 33.49%.
Në qarkun e Beratit kanë votuar deri në orën 15:00, 34.09% e zgjedhësve, më pas renditet qarku i Gjirokastrës me 31.41%.
Tre qarqet me pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në zgjedhje janë Durrësi me 32.30%, më pas qarku Shkodër me 29.78%, si dhe qarku i Vlorës ku pjesëmarrja deri në orën 15:00 ishte 25.29% të zgjedhësve.



