spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:23
HomeBotaEvropaShpërbëhet grupi militant kurd

Shpërbëhet grupi militant kurd

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Grupi militant kurd PKK (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit) ka njoftuar se ka marrë vendim për t’u shpërbërë dhe për t’u çarmatosur, si hap drejt përfundimit të konfliktit të saj disadekadësh me Turqinë.

Vendimi historik, i cili synon t’i japë fund katër dekadave të konfliktit të armatosur në të cilin u vranë dhjetëra mijëra njerëz, u njoftua nga Agjencia e Lajmeve Firat, një media e afërt me PKK-në.

- Advertisement -

Në shkurt të këtij viti, udhëheqësi i saj Abdullah Oçalan, i cili është burgosur që nga viti 1999 në një ishull pranë Stambollit, i kërkoi grupit të mblidhej dhe të vendoste zyrtarisht për shpërbërjen.

PKK-ja ka shpallur një armëpushim të njëanshëm më 1 mars, por vetëm me kushte, një prej të cilave ishte krijimi i një kuadri të ri ligjor për negociatat e paqes.

- Advertisement -

E listuar si grup terrorist nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë, kryengritja e PKK-së në Turqi filloi në vitin 1984.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat