Me muaj të tërë po qëndron kjo shtyllë e drurit në Prishtinë.
Një qytetar ka raportuar se e njëjta ka disa muaj që po qëndron pezull prapa përmendores “Isa Kastrati” që ndodhet tek kryqëzimi i rrugëve “1 tetori” dhe “Rrustem Statovci”.
Ai ka thënë ta ketë kontaktuar disa herë KEDS-in, por nga ta ka marrë përgjigjen se e njëjta është përgjegjësi të njërës nga kompanitë e shpërndarjes së rrjetit kabllor dhe të internetit.
“Gjendja, po e përsëris është alarmante. Ju lus që ta trajtoni me urgjencë ose do të ndodhë diçka e ngjashme si në javën e kaluar në afërsi të rrugës “Isa Kastrati”. Nëse ndodh ndonjë aksident, ju jeni ata që do të jepni llogari për këtë neglizhencë dhe mos-kujdes bazik ndaj konsumatorëve tuaj”, ka shkruar ai, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve që ta shpërndajnë këtë informacion sa më shumë.