spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
21:34
HomeSiguriaPoliciaUshtrim i përbashkët në Veri – Policia bashkëpunon me KFOR-in

Ushtrim i përbashkët në Veri – Policia bashkëpunon me KFOR-in

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës njofton se sot zhvilloi një ushtrim të përbashkët me KFOR-in, i cili u realizua në zonën e veriut të Republikës së Kosovës.

Ushtrimi kishte për qëllim demonstrimin e ndërveprueshmërisë dhe koordinimit të lartë ndërmjet të dy institucioneve të sigurisë.

- Advertisement -

“Ky aktivitet ishte rezultat i një planifikimi të kujdesshëm dhe ekzekutimi të suksesshëm, duke reflektuar afërsinë institucionale dhe përpjekjet e përbashkëta për të garantuar një ambient të sigurt, si dhe për të siguruar një reagim të shpejtë dhe efikas ndaj çdo sfide të mundshme në aspektin e sigurisë”.

“Policia e Kosovës dhe KFOR-i mbesin të përkushtuara në promovimin dhe ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, përfundon njoftimi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat