spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
11:51
HomeKosovaRizvanolli refuzon 50 milionët për bizneset – dikur ndau 75 milionë për...

Rizvanolli refuzon 50 milionët për bizneset – dikur ndau 75 milionë për të njëjtën krizë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka refuzuar kërkesat e bizneseve dhe të LDK-së për ndarjen e 50 milionë eurove nga buxheti i shtetit për të ndihmuar bizneset e mëdha përballë çmimeve të larta të energjisë. Në një reagim publik, Rizvanolli e quajti të papranueshme që “miliona të taksapaguesve” t’u jepen “1%-shit të korporatave më të fuqishme që operojnë në Kosovë”.

Sidoqoftë, kjo qasje përbën një kthesë të madhe krahasuar me vendimin e vetë ministres në janar të vitit 2021, kur Qeveria Kurti kishte ndarë 75 milionë euro për të zbutur efektet e krizës energjetike te konsumatorët – përfshirë edhe bizneset e mëdha. Në atë kohë, Qeveria kishte arsyetuar subvencionimin si të domosdoshëm për të lehtësuar ndikimin e çmimeve të larta të importit të energjisë dhe për të zbutur ndikimin në tarifat që propozonte ZRrE.

- Advertisement -

Ironikisht, në janar të vitit 2021, gjatë mandatit të saj si ministre, Qeveria kishte ndarë 75 milionë euro për mbështetje të sektorit energjetik, përfshirë biznese të mëdha, në kuadër të përballjes me krizën energjetike – një fakt që është rikujtuar nga përfaqësues të sektorit privat dhe analistë si një standard i dyfishtë.

- Advertisement -

Për më tepër, një shumë shtesë prej 10 milionë euro ishte alokuar menjëherë, ndërsa pjesa tjetër parashihej të përcaktohej në bazë të të dhënave përfundimtare pas procesit të konsultimeve. Qeveria e atëhershme kishte njoftuar edhe për themelimin e një fondi për konsumatorët në nevojë.

Megjithatë, në postimin e saj të fundit, Rizvanolli akuzoi LDK-në për politikë populiste dhe “cirk për publikun”, duke thënë se kërkesat për subvencione janë të papërgjegjshme dhe të papërshtatshme në kushtet aktuale.

“Për LDK-në, dhënia e milionave të taksapaguesve bizneseve të mëdha – siç kanë bërë edhe gjatë pandemisë – mund të jetë politikë e dëshiruar, por atë mund ta realizojnë veç nëse i fitojnë zgjedhjet ndonjëherë”, shkroi ajo.

 

Nga ana tjetër, përfaqësues të bizneseve shprehen të zhgënjyer, duke kujtuar se në të kaluarën, e njëjta ministre dhe e njëjta qeveri kishin gjetur hapësirë buxhetore për mbështetje në situata të ngjashme, ndërkohë që tani – sipas tyre – po injorohet realiteti ekonomik me të cilin përballen prodhuesit vendorë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat