spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
17:57
HomeLajmeVon der Leyen dhe Scholz porosi Kosovës dhe Serbisë: Bëni detyrat tuaja

Von der Leyen dhe Scholz porosi Kosovës dhe Serbisë: Bëni detyrat tuaja

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot gjatë konferencës për media në kuadër të Procesit të Samitit të Berlinit tha se ka mirëpritur marrëveshjen e javës së kaluar në nivelin e CEFTA-s dhe në veçanti theksoi se ka mirëpritur që kufizimet e eksportit nga Seriba në Kosovë do të hiqen.

Ajo gjithashtu porositi se nëse doni të ketë përftim nga ky Treg i Përbashkët “bëni detyrat tuaja të shtëpisë dhe mos u konfliktoni me të tjerët”.

- Advertisement -

“Kur shohim drejt të ardhmes ne shohim të ardhmen me të gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor si pjesë e Bashkimit Evropian, Për të arritur këtu, unë besoj se duhët të mësojmë nga mësimet e zgjerimit të vitit 2004 dhe parakushti i parë është rreshtimi me vlerat tona evropiane, respektimi për demokracinë dhe sundimi iligjit dhe parakushti i dytë është fitimi i integrmit ekonomik. Dhe prandaj kjo ëhstë ku Procesi i Berlinit luan një rol kyç. Ka qenë gjthnjë një forcë shtytëse prapa integrimit ekonomik rajonal. Dhe prandaj Procesi i Berlinit u bë promotor i Tregut të Përbashkët Rajonal, pra të Tregut të Përbashkët Rajonal të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është thelbësore që ky treg i Përbashkët Rajonal të funksionojë pa probleme… Unë e mirëpres marrëveshjen e javës së kaluar në nivelin e CEFTA-s dhe në vecanti mirëepres që kufizimet e eksportit nga Sëeriba në Kosovë do të hiqen. I përgëzoj të gjitha palët që treguan një vullnet rë tillë politik dhe ju përgëzoj juve Olaf për ndërmjetësimin tuaj. Sepse ky është një hap shumë konkret drejt normalizimit. Dhe gjithashtu e mirëpres nënshkrimin e sotëm për Tregun e Përbashkët Evropoian, …Pesë nga gjashtë agjendat e reformave do të miratohen këtë javë dhe kjo nënkupton se pagesat nga 6 miliardë euro të Planit të Rritjes mund të nisin të bëhen përpara përfundimit të vitit. Kjo nuk do të mund të ndodhte asnjëherë pas Procesin e Berlinit”, tha Von der Leyen.

Ursula von der Leyen porositi vendet që t’i bëjnë detyrat e shtëpisë për të përfituar nga Plani i Rritjes, pasi që kjo është urë ndërmjet tregut të përbashkët rajonal dhe tregut evropian.

- Advertisement -

“Cila është rëndësia e zhbllokimit të CEFTA-s: pjesa kryesore është se kishte vullnet politik për të punuar së bashku, Plani i rritjes është shumë i qartë që thotë: nuk mund ta bllokosh tjetrin., Duhet të punojnë në planin vetanak të rritjes individualisht dhe të vetmin që mund ta bllokoni është vetja juaj, Dhe gjithashtu kjo është më dinamike sepse ka një mirëkuptim se nëse doni të ketë përftim nga ky Treg i Përbashkët bëni detyrat tuaja të shtëpisë dhe mos u konfliktoni me të tjerët. Është një proces i bazuar mbi meritat, dhe do të mbetet i tilë. Sa më shumë vende kandidate të ecin përpara do të jetë më mirë por ka dallime në shpejtësi dhe të arritura dhe do ta shohim në fund. Por mendoj se duhet t’i përmbahemi në mënyrë strikte parimeve se është një proces i bazuar në merita”, tha ajo.

Kancelar i Gjermanisë, Olaf Scholz tha se Dialogu për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë nuk e ka dinamikën ashtu siç duhet ta kishte.

Gjithashtu i ka bërë thirrje të dy partnerëve që obligimet që i kanë marrë të i kryejnë plotësisht.

“Procesi i Berlinit i ndihmon vendeve që t’i i kalojnë kufijtë e tyre duke bashkëpunuar. Se sa e rëndësishme është kjo, shihet çdo ditë ka një zhvillim të ri brenda vendeve të Unionit. Ende edhe sot konfliktet e së kaluarës po ndikojnë në bashkëpunimin e disa vendeve. Edhe për këtë kemi biseduar sot. Dialogu për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë nuk e ka dinamikën ashtu siç duhet ta kishte. I bëjë thirrje të dy partnerëve që obligimet që i kanë marrë të i kryejnë plotësisht. Është e rëndësishme për qytetarët, por edhe për dy shtetet që dëshirojnë të anëtarësohen në BE. Në të gjitha vendet, veprimet nacionaliste duhet të eliminohen që të kenë një bashkëjetesë të mirë dhe në paqe”, ka thënë Scholz gjatë konferencës për media.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat