spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
01:19
HomeKosovaSveçla: Në Veri të Republikës punët vazhdojnë

Sveçla: Në Veri të Republikës punët vazhdojnë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka ndarë disa fotografi nga Veriu bashkë me Elbert Krasniqi, ministër në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, ku ka shkruar edhe se “në Veri të Republikës punët vazhdojnë. Policia e Kosovës në përmbushje të misionit të saj ka mbështetjen tonë plotë.”

Për këtë është deklaruar edhe Veton Elshani, zëvendësdrejtor i policisë për veriun.

- Advertisement -

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

I pyetur se cili ishte misioni për të cilin Sveçla ka shkruar në Facebook, ai ka deklaruar se ‘‘nuk e di’’.

- Advertisement -

‘‘Nuk e di, do të duhet ta pyesni ministrinë… Nuk mund të them asgjë për këtë’’, tha për KoSS.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti

Elshani është pyetur edhe nëse punimet kanë të bëjnë me rrugën që është planifikuar të ndërtohet në këtë pjesë e që e njëjta të çon në bazën e policisë, ai ka deklaruar se ‘‘nuk mund të them asgjë për këtë tani për tani’’.

“Nuk e di. Është një çështje që i përket Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nuk mund të them asgjë për këtë tani për tani.”

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat