spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
11:19
HomeKosovaPrishtinaKomuna s’i paguan borxhin, Pastrimit, kjo e fundit nuk i mbledh mbeturinat...

Komuna s’i paguan borxhin, Pastrimit, kjo e fundit nuk i mbledh mbeturinat në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kompania Rajonale e Mbeturinave “PASTRIMI SH.A.”, ka njoftuar të gjithë qytetarët e kryeqytetit se për shkak të mospagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës në vlerë prej 2.7 milionë euro, është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës.

“Për më shumë se pesë muaj, Komuna nuk ka përmbushur obligimet financiare ndaj kompanisë, pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme dhe paralajmërimeve të përsëritura. Kjo situatë e ka bërë të pamundur mbulimin e kostove operative dhe vazhdimin normal të ofrimit të shërbimeve. PASTRIMI SH.A. i bën thirrje Komunës së Prishtinës që të veproj urgjentisht në shlyerjen e menjëhershme të detyrimeve dhe të rivendosë bashkëpunimin institucional në funksion të garantimit të shërbimeve bazike për qytetarët e kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat