spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
07:27
HomeKosovaDrejtësiaRasti 53 milionëshi u kthye në rigjykim, Pal Lekaj dhe të tjerët...

Rasti 53 milionëshi u kthye në rigjykim, Pal Lekaj dhe të tjerët dalin para gjykatës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, është paraqitur sërish para Gjykatës për rastin e njohur si “53-milionëshi”.

Lekaj akuzohet për veprën penale të korrupsionit. Rasti është kthyer në rigjykim dhe sot pritet të mbahet seanca fillestare.

- Advertisement -

Gjykata e Apelit kishte vendosur që ky rast të kthehet në pikën zero të gjykimit, duke anuluar vendimet e mëparshme dënuese për ish-ministrin Pal Lekaj dhe zyrtarët e tjerë: Nebih Shatri, Besim Tahiri dhe ish-këshilltarin politik të Lekajt, Eset Berisha.

Nga Gjykata e Shkallës së Parë, Pal Lekaj ishte dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim dhe me dënim plotësues prej 3 vjet e 6 muaj ndalim të ushtrimit të funksionit në Administratën Publike.

- Advertisement -

Ish-këshilltari i tij, Eset Berisha, ishte dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim dhe 3 vjet ndalim të ushtrimit të funksionit publik.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës në kohën e ngritjes së aktakuzës, Nebih Shatri, dhe drejtori i Prokurimit Publik në këtë ministri, Besim Tahiri, ishin dënuar secili me nga 1 vit e 8 muaj burgim dhe me dënim plotësues prej 2 vjetësh ndalim të ushtrimit të funksionit në Administratën Publike.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat