spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
20:08
HomeKosovaKrasniqi uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet në Shqipëri: Mandati i...

Krasniqi uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet në Shqipëri: Mandati i ri të afrojë vendin drejt BE-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar kryeministrin e Shqipërisë dhe liderin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet e mbajtura në Shqipëri.

Në urimin e tij publik, Krasniqi ka theksuar se Shqipëria po vazhdon rrugën e stabilitetit dhe zhvillimit, ndërsa ka shprehur dëshirën që mandati i ri qeverisës të shërbejë për ta afruar më tej vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

- Advertisement -

“Samiti i Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet më 16 maj në Tiranë me pjesëmarrjen e 55 liderëve evropianë, është dëshmi e punës dhe vizionit të arritshëm për ‘Shqipëria 2030’”, ka shkruar Krasniqi, duke e cilësuar këtë ngjarje si një tregues të rëndësishëm të rolit të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë.

Në fund Krasniqi ka uruar “suksese në këtë rrugëtim të rëndësishëm për gjithë qytetarët shqiptarë”.

- Advertisement -

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat