spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
18:10
HomeKosovaPas zgjedhjeve në Shqipëri, Haradinaj shpreh urimet e tij

Pas zgjedhjeve në Shqipëri, Haradinaj shpreh urimet e tij

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Shqipërinë për zgjedhjet e fundit dhe ka theksuar lidhjen e pandashme mes dy vendeve, duke përkujtuar rolin e shtetit shqiptar në çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale “Facebook”, Haradinaj ka vlerësuar se Shqipëria ka qenë pranë Kosovës që nga celulat e para të çlirimit dhe vazhdon të jetë udhërrëfyes për të gjithë shqiptarët.

- Advertisement -

“Zemra na rreh një me Shqipërinë e cila ishte pranë nesh në çdo hap të ndërtimit të Kosovës, qysh nga celulat e para të çlirimit e deri sot. Lidhja jonë vëllazërore e gjakut, e gjuhës dhe e aspiratave të përbashkëta është e përjetshme,” ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Zemra na rreh një me Shqipërinë e cila ishte pranë nesh në çdo hap të ndërtimit të Kosovës, qysh nga celulat e para të çlirimit e deri sot. Lidhja jonë vëllazërore e gjakut e gjuhës dhe e aspiratave të përbashkëta, është e përjetshme.

Uroj legjislaturën e re të këtyre zgjedhjeve, nga të gjitha kahjet politike. Duke ju uruar sukses në këtë mandat ne presim që Shqipëria të jetë udhërrëfyese e poashtu të konsolidojë e avancojë interesat shqiptarëve kudo që ndodhen jashtë kufinjve të Shqipërisë. 🇦🇱 🇽🇰

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat