spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
20:23
HomeSiguriaPoliciaDyshohen se keqpërdoren 100 mijë euro në emër të fëmijëve, arrestohen nga...

Dyshohen se keqpërdoren 100 mijë euro në emër të fëmijëve, arrestohen nga policia

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka zhvilluar hetime lidhur me dyshimet për keqpërdorim të fondeve publike në një institucion parashkollor në Prishtinë.

Gjatë hetimeve janë siguruar prova që tregojnë përpilimin e listave fiktive të subvencioneve për fëmijë që nuk kanë ndjekur institucionin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare.

- Advertisement -

“Dyshimet përfshijnë gjithashtu tërheqje të parave në mënyrë të parregullt dhe blerje të pajisjeve elektronike pa justifikim të nevojave institucionale. Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shumat e sakta të dëmit të shkaktuar që mund të arrijnë vlerën mbi 100 mijë euro. Dy të dyshuar janë intervistuar dhe njeri nga ta dergohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore”, ka njoftuar policia.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat