Kina nisi stërvitjet e reja ushtarake në brigjet e Tajvanit në atë që e përshkroi si “ndëshkim” për një fjalim të mbajtur nga presidenti i këtij vendi, William Lai, kur ai u zotua të “rezistojë aneksimit” ose “shkeljes së sovranitetit tonë”.
Kina pretendon se ishulli vetëqeverisës i Tajvanit është i veti dhe presidenti i saj Xi Jinping është zotuar ta rimarrë atë me forcë nëse është e nevojshme.
Tajvani tha se zbuloi 34 anije detare dhe 125 avionë rreth ishullit gjatë së hënës.
Hartat e publikuara nga media shtetërore kineze, tregonin se forcat e saj ishin të pozicionuara në të gjithë ishullin. Ajo tha më vonë se stërvitjet ishin përfunduar me sukses.
Ushtria kineze, e njohur si Ushtria Çlirimtare Popullore tha se stërvitjet përfshinin të gjitha krahët e ushtrisë dhe ishin projektuar për të simuluar sulmin e Tajvanit nga toka, deti dhe ajri.
Kapiteni i lartë Li Xi, zëdhënës i Komandës së Teatrit Lindor tha se stërvitjet “testuan plotësisht aftësitë e integruara të operacionit të përbashkët” të trupave të saj.
Një deklaratë e mëparshme nga ministria e mbrojtjes tajvaneze dënoi lëvizjen kineze dhe tha se përparësia e saj ishte shmangia e përplasjeve të drejtpërdrejta, të cilat mund të përshkallëzojnë më tej qëndrimin. Ishujt periferikë u vunë në gatishmëri të lartë, shtoi ai.
Ministria e Jashtme e Kinës konfirmoi se kishte simuluar sulme ushtarake dhe bllokada portuale dhe e përshkroi pavarësinë e Tajvanit si “të papajtueshme” me paqen në rajon.
Një postim i rojës bregdetare kineze në llogarinë e saj në Weibo më vonë vuri në dukje se rruga e patrullës ishte në formën e një zemre.

Kina ka mbajtur disa stërvitje të mëdha ushtarake në brigjet e Tajvanit që nga viti 2022 dhe avionët e saj luftarakë hyjnë rregullisht në hapësirën ajrore të Tajvanit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënuan veprimet e Kinës, duke i cilësuar të pa justifikuara, derisa i bënë thirrje Kinës që të shmangë veprimet e mëtejshme që mund të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.



