spot_img
E shtunë, 2 Maj, 2026
14:53
HomeKosovaQeveria gjithëpërfshirëse në fokus – Bajrami: Abdixhiku e diskuton me presidenten

Qeveria gjithëpërfshirëse në fokus – Bajrami: Abdixhiku e diskuton me presidenten

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se në takimin me Presidenten Vjosa Osmani, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do ta shpalosë më në detaje idenë për një qeveri gjithëpërfshirëse.

“LDK do të marrë pjesë edhe një herë në këtë proces. Kësaj radhe, kryetari do ta prezantojë idenë më në detaje, me mundësinë për ta argumentuar, sepse ne besojmë se kjo është zgjidhja më e mirë për momentin. Sa i përket afateve – nuk bëhet fjalë për ndarje të pozitave. Ne nuk kemi vendosur kushte dhe nuk kemi kërkuar dikastere. Thjesht, kemi argumentuar pse propozimi ynë është zgjidhja më e mirë e mundshme,” tha ajo.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat