spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:28
HomeRajoniShqipëriaSamiti i Komunitetit Politik Evropian: Liderët evropianë priten nga Rama

Samiti i Komunitetit Politik Evropian: Liderët evropianë priten nga Rama

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Liderët evropianë kanë filluar të mbërrijnë në Tiranë për samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është nikoqiri i kësaj ngjarje dhe do të bëjë fjalimin hapës të samitit në sesionin e parë.

- Advertisement -

Komuniteti Politik Europian sivjet mblidhet nën moton “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës.

- Advertisement -

Nga ora 11:45 do të flasin disa nga liderët kyçë të samitit, përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, që do të pasojë fjalën e Ramës.

Po ashtu, fjalën do ta ketë edhe kancelari i ri i Gjermanisë,  Friedrich Merz.

Më poshtë renditja:

Fjala hapëse nga Edi RAMA, Kryeministër i Shqipërisë

Fjala nga Volodymyr ZELENSKYY, President i Ukrainës

Fjala nga António COSTA, President i Këshillit Evropian

Fjala nga Emmanuel MACRON, President i Republikës Franceze

Fjala nga Keir STARMER, Kryeministër Britanik

Fjala nga Recep Tayyip ERDOĞAN, President i Turqisë

Fjala nga Friedrich MERZ, Kancelari Federal i Gjermanisë

Fjala nga Ursula von der LEYEN, Presidente e Komisionit Europian

Më pas do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme:

– Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Europës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës

– Konkurrenca dhe siguria ekonomike sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve

BE-ja do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, i cili do të bashkëkryesojë takimin së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat