Kompania e njohur koreane e telefonave të mençur, Samsung po përgatitet të zbuloj një telefon tjetër të palosshëm.
Ai do të emërtohet Galaxy Z Fold Special Edition dhe do të jetë më i vogël se seria aktuale.
Sipas Ice Universe, telefoni do të jetë formati më i mirë i mundshëm pasi Samsung më në fund do të kalojë në teknologjinë UFG (Glass Ultra Foldable), shkruan GSM arena, raporton Storm.
Samsung thuhet se do ta lansojë telefonin më 25 tetor, megjithatë, kompania ka të ngjarë të lançojë pajisjen vetëm në dy tregje: Korenë e Jugut dhe Kinën.
Telefoni, i dalluar gjithashtu si Galaxy Fold6 Special Edition, do të ketë një dizajn të ngjashëm me Fold6 të zakonshëm, por do të jetë dukshëm më i hollë.
Sipas thashethemeve, do të jetë 4.9 mm kur të shpaloset dhe 10.6 mm në gjendjen e palosshme.
Pritet që të ketë një kamerë kryesore prej 200 MP, një ekran me kapak 6,5” dhe një ekran të palosshëm 8”.